Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tirana është përzgjedhur në Samitin e Metropoleve Europiane si një prej tre bashkive që përbëjnë histori suksesi bashkë me Lionin e Barcelonën. Gjatë vizitës në Poloni kryebashkiaku Veliaj mori pjesë në forumin me temë ?Modele suksesi në menaxhimin e metropoleve Tiranë, Lion dhe Barcelonë?. Ai foli për arritjet e bashkisë së Tiranës. Veliaj tha se ndarja e re territoriale ka ofruar më shumë shërbime për qytetarët.
Erion Veliaj: ?Kuptuam se në një vend të vogël me 3 milionë banorë nuk mund të kishim 400 komuna e bashki. Ishte jo efiçente, për të ndërtuar një rrugë nga mbledhja e taksave në një komunë të vogël duheshin 15 apo 16 vjet. Ndaj, vendosëm ta rikonceptonim zonën metropolitane në bashki më të mëdha, ku kryebashkiaku i zgjedhur, si në rastin tim, zgjedh administratorët që administrojnë zona të vogla, të cilët ofrojnë shërbime, por kanë një rol edhe në marrjen e vendimeve?
Veliaj tha se një nga sfidat e mëdha është shtimi i përditshëm i popullsisë dhe nevoja për të ofruar shërbime sociale për qytetarët.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/tirana-krah-lionit-e-barcelones-histori-suksesi-ne-samitin-e-metropoleve/