http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti i Ilir Meta mori pjesë në Samitin e Kombeve të Bashkuara të Katovicës ?COP24? për ndryshimet klimaterike, i cili po zhvillohet në Poloni. Gjatë fjalës së tij kreu I shtetit komentoi politikat që po ndjek vendi ynë për të reduktuar emetimin e gazrave në atmosfere.Ilir Meta: Shqipëria, si një vend mesdhetar, është mjaft e ndjeshme ndaj ndryshimeve në trendet klimaterike, ndaj ngjarjeve të shpeshta dhe ekstreme që ndikojnë në shumë rajone, sektorë të turizmit dhe të energjisë, por mbi të gjitha mbi jetën e popullit tonë. Këto dukuri kanë rritur vetëdijen tonë dhe janë ndeshur me përgjigjen tonë të thjeshtë, por të vendosur, për të vazhduar me zbatimin e shpejtë të Marrëveshjes së Parisit. Ne kemi miratuar Kontributin e Përcaktuar Kombëtar me angazhimin për të reduktuar emetimet e dyoksidit të karbonit në nivelin 11.5%.Presidenti theksoi se Shqipëria ka zgjeruar bashkëpunim me vendet e rajonit për çështjet mjedisore.Ne kemi zgjeruar bashkëpunimin ndërkufitar me vendet e rajonit për çështjet mjedisore, ku asistenca e BE-së për financimin dhe rritjen e kapaciteteve ka qenë e rëndësishme si dhe ka shërbyer për përfitimin e drejtpërdrejtë të komuniteteve vendore.Kreu i shtetit theksoi dhe rëndësinë e sigurimit të burimeve financiare dhe zhvillimin e teknologjisë.