Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prej orës 11:00 Këshilli i Mandateve, Rregullores dhe Imuniteteve është mbledhur dhe po diskuton në një seancë pyetje ? përgjigje për heqjen e mandatit të deputetit Saimir Tahiri dhe hapja e rrugës për arrestimin e tij, pas përmendjes së tij nga Habilajt, të akuzuar për trafik droge.
Në seancë ishin të pranishëm tre përfaqësues të Prokurisë, Gentjan Osmani, Elisabeta Ymeri, Besim Hajdarmataj si dhe pala e akuzuar Saimir Tahiri, i cili përfaqësohet nga avokati Artan Hajdari.
Fillimisht ka raportuar Prokuroria, e cila ka publikuar edhe faktet të bëra publikë një ditë më parë që sipas tyre implikojnë Saimir Tahirin në grupin e trafikut të drogës.
Nga ana tjetër anëtarët e mazhorancës në Komision, kanë kërkuar fakte konkrete që e përfshijnë Saimir Tahirin në këto akuza, por jo ato të publikuara në mediat italiane.
Nga ana tjetër opozita ka kërkuar që prokurorisë të mos i bëhet gjyq në këtë seancë.
Deputeti Saimir Tahiri duke iu drejtuar Prokurorisë thotë se ka qenë ai që ka kërkuar hetim në Prokurori për Habiljat, pas deklaratës në media se makina e tij është përdorur për trafik droge.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/keshilli-i-mandateve-vendos-sot-per-saimir-tahirin/