Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish-oficeri i policisë Dritan Zagani në një lidhje me Skype në emisionin ?360 Gradë? nga Artur Zheji në Ora News, thotë se ka denoncuar me dokumente në polici trafikun e drogës së vëllezërve Habilaj, duke theksuar se ata kanë trafikuar drogë që prej vitit 1998.
Anila Basha: Gjatë kohës që ke qenë në polici ke dhënë një informacion me shkrim për Habilajt. E ke çuar këtë informacion me shkrim?
Dritan Zagani: I them zonjës Basha që unë vëllezërit Habilaj i kam marrë kontingjent të policisë, si elementë që trafikojnë drogë që në kohën kur Basha nuk njihej si gazetare.
Anila Basha: Informacion me shkrim ke bërë? Po apo jo? Dokument për policinë.
Dritan Zagani: Po! Sekretin profesional nuk e kam gazeta bombë. Është sekret profesional dhe ia them prokurorit. Tahiri me Habilajt ka qenë një shpirt binjak për sa i përket pisllëkut të Habilajve. Ai ishte kokë e këmbë në aktivitetin e tyre kriminal. Ai makinën ua linte në përdorim edhe përpara.
Vladimir Karaj: Fakti që Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka marrë asnjë deklaratë nga ju. Ju duket normale?
Dritan Zagani: Nuk e gjykoj dot Prokurorinë në punën e saj. Prokuroria ka bërë një hetim fals me dokumente pa bazë kundër meje.
Genc Gjokutaj: Jeni pyetur ju ndonjëherë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Zagani: Prokuroria e Krimeve të Rënda me një far prokurori Anton Martini që më ka mbajtur 6 muajt dhe 8 ditë në burg, nuk më ka mbajtur brenda.
Genc Gjokutaj: Për çfarë akuzoheshit ju?
Dritan Zagani: Për shpërdorim detyre dhe mos kallëzim krimi.
Genc Gjokutaj: Dhe gjykoheshit nga Krimet e Rënda?
Dritan Zagani: E kuptoni çfarë absurdi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zagani-tahiri-me-habilajt-ka-qene-nje-shpirt-binjak/
Shikoni videon e plote te emisionit: https://www.youtube.com/watch?v=JtaNchvl7eE&feature=youtu.be