Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sot, më datë 12.03.2018, në orën 10:00, ka nisur mbledhjen.
Nënkryetari Denar Biba ka hapur çështjen e lobimit të PD, duke thënë se ka spekulime se KQZ ka lidhje me hetimin e kontratave të lobimit të PD dhe duke shtuar se kjo çështje duhet të thellohet.
?Kam kërkuar hetim. Më thatë që janë spekulime mediatike. Ja që nuk qenkan. Komisioni duhet të thellohet në këtë çështje, penalitetet duhet të ashpërsohen. Ka spekulime mbi veprimtarinë e KQZ për hetimin e kontratave të lobimit të PD?, është shprehur Biba.