Ora News - Ekskluzive/ “360 Gradë” zbulon bashkëpunëtorin që fundosi Habilajt

Ora News Lajme 2018-05-04

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një prej personave të arrestuar nga drejtësia italiane si pjesë e grupit të Habilajve, rezulton gjithashtu bashkëpunëtor i kësaj drejtësie. Lajmi ekskluziv u bë me dije gjatë emisionit ?360 Gradë? nga Artur Zheji në Ora News. Sebastiano Sardo ka bashkëpunuar me drejtësinë e vendit fqinj.
Zheji: Ka një bashkëpunëtor të posaçëm të klanit katanez që ka dekonspiruar gjithë këtë gjë?
Kepi: Kemi të bëjmë me një të penduar.
Zheji: Ky është personazhi që ka bërë të mundur përgjimet.
Kepi: Më saktë ka bindur drejtësinë italiane që të ndërmarrë veprime konkrete për arrestimin e Habilajve.
Kepi: Sardo është një grosist, një trafikant i madh i marijuanës. Përmendet në dosjen e përgjimeve që ka në dispozicion edhe media shqiptare. Ka një nofkë që quhet ?Sheiku?. Njihet mjaft në një zonë të Siçilisë orientale. Është arrestuar shumë herë dhe herën e fundit është arrestuar në janar 2017, por në verë 2017, ai ka vendosur të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë. Në dosjen e tij ka nisur rrëfimet; dua të rrëfej si vepron trafiku i marijuanës. Rrëfimet e tij kanë tronditur.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ekskluzive-360-grade-zbulon-bashkepunetorin-qe-fundosi-habilajt/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS