Ora News - Berisha në 360 gradë: Rama i sëmurë psiqik që mjekohet me kokainë

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-kryeministri Sali Berisha është i ftuari special i Artur Zhejit në emisionin "360Gradë" në Ora News. Duke komentuar atë që ndodhi dje në Parlament, Berisha tha se Rama është një kryehorr dhe se ai urdhëroi Gardën ta ndalonte të fliste në foltore.

Intervista minutë pas minute

Zheji: A është kjo gjuha që duhet të flitet me kryeministrin e Shqipërisë dhe pse gjithë ky tension?

Berisha: Nuk është gjuha që duhet të përdoret me kryeministrin por është gjuha që duhet të përdoret me kryehorrin që e ka emrin Edi Rama. Dje është asgjësuar parlamenti shqiptar për herë të parë në historinë 27 vjeçare. Po marr incidentin me mua. Kërkova në përputhje me rregulloren fjalën për procedurë. Kryetari i Parlamentit Ruçi notifikoi kërkesën dhe pas folësit do të marrësh fjalën. U ngrita siç më takon në rregullore dhe siç më autorizoi kryetari i parlamentit. Edi Rama i bën një shenjë kryetarit të rojeve dhe rojet e Gardës më bëjnë gardh mua. Ishte pritë. Nuk ndodh në asnjë lloj institucioni të botës. Edi Rama është i sëmurë psiqik. Nuk është atribut i kryeministrit, është i kryehorrit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sekretet-politike-dhe-taktike-te-sali-berishes

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS