Elbasan - Për tre netë muzikë dhome tek Teatri “Skampa”

Ora News Lajme 2018-05-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tingujt e muzikës së dhomës pushtuan sallën e Teatrit Skampa në Elbasan, ku mbrëmjen e së mërkurës nisi takimi i dytë kombëtar i orkestrave të harqeve.
Për tre netë me radhë, grupe nga i gjithë vendi do të sjellin para publikut pjesë nga veprat më të njohura të muzikës sinfonike botërore dhe emrave legjendarë të pentagramit.
Por nuk do të mungojë as krijimtaria e kompozitorëve shqiptarë pasi përfshirja e tyre në program ishtë një nga kushtet e organizatorëve për pjesëmarrësit.
Në skenën e teatrit Skampa do të ngjiten 9 trupa duke filluar nga ansamblet trio, kuartetet tek orkestrat e mëdha. Të gjithë në garë për vendin e parë në një takim kombëtar që synohet të kthehet në një traditë e bukur për Elbasanin dhe gjithë vendin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/per-tre-nete-muzike-dhome-tek-teatri-skampa/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS