Report Tv - Elbasan, shkojnë ta arrestojnë për grabitje, autori plagos me gërshërë tre policë

Report TV 2018-07-02

Views 1

Tre punonjës policie kanë mbetur të plagosur me mjete prerëse gërshërë mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "5 maji".

Autori është identifikuar si Nerfan Halimllari, përfaqësues i komunitetit rom, i cili më herët kishte grabitur një dyqan. Ai ka marrë një shumë parash në dyqan dhe është larguar menjëherë.

Pronari i biznesit Ardian Kuka ka njoftuar policinë pas ngjarjes dhe blutë kanë mbërritur në banesën e autorit të dyshuar, ku edhe kanë gjetur shumën e parave të grabitura. Në këtë moment, autori godet me gërshërë tre efektivë duke i lënë të plagosur.

Pas kësaj ngjarje ai është prangosur menjëherë nga policia, ndërsa vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

Share This Video


Download

  
Report form