LAÇ- Dy vëllezër kanë mbetur të vrarë mëngjesin e sotëm në stacionin e furgonave në qendër të qytetit të Laçit. Nga të shtënat me armë janë plagosur edhe 2 kalimtarë të rastit.
Vrasja ka ndodhur në stacionin e furgonave në qendër të qytetit të Laçit.
Autori, i cili sipas policisë është Altin Piroli ka qëlluar me pistoletë në drejtim të vëllezërve dhe në momentin kur ka tentuar të largohej ka shtënë në ajër duke shkaktuar terror dhe panik mes qytetarëve.
Sipas policisë autori ishte shok me viktimat dhe të tre ishin nga fshati Zhej i rrethit të Kurbinit.
Autori është arrestuar pak pas vrasjes dhe dyshohet se ka probleme mendore. Gjithashtu u sekuestrua edhe arma e krimit.
Fillimisht u tha se i plagosur kishte mbetur një fëmijë por policia e mohoi.