Vlorë- Një 23 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet për vrasjen e një 48 vjeçari dhe plagosjen e bashëshortes së këtij të fundit.
Sipas policisë së Vlorës ngjarja është shënuar mesnatën e 22 prillit në lagjen '24 maji'.
Autori 23-vjeçar Marjo Bejdollari me origjinë nga Gramshi ishte banues në të njëjtën lagje me familjen Sereli dhe të dy familjet ishin nga Gramshi.
Nga të dhënat e para mësohet se dy bashkëshortët janë sulmuar me thikë nga 23 vjeçari Marion Bejdollari.
Si pasojë ka gjetur vdekjen 48 vjeçari, Agim Sereli babai i dy vajzave dhe është plagosur rëndë bashkëshortja e tij 43 vjeçare, Desara Sereli e cila vijon te kurohet në reanimacionin e spitalit rajonal të Vlorës dhe është në gjëndje shoku.
Janë dy pista hetimi
Flitet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një borxhi që viktima I kishte dhënë familjes së autorit por dhe një lidhje intime mes 23- vjeçarit me njërën prej vajzave të çiftit.
Mësohet se 23 vjeçari Mario Bejdollari ka hyrë në banesë nga një dritare dhe ka sulmuar bashkëshortët.
Policia ende nuk ka dhene nje version perfundimtar mbi rrethanat në të cilat ndodhi vrasja, ndërsa pritet deponimi edhe i anëtarëve të të dyja familjeve.