Arkitektura tradicionale në Alpe, pjesë e aktivitetit ?Tetori Gjerman?, është prezantuar të mërkurën në mbrëmje në kimena ?Millenium?. Si duket arkitektura tradicionale në Theth? Si ndërlidhen shtëpitë tipike me peizazhin e historinë dhe, si mund të ruhet dhe të marrin më shumë vëmendje vlerat tradicionale?.
Janë këto disa pyetje me të cilat janë marrë studentët e arkitekturës së universiteteve shqiptare dhe më pas idetë e tyre u sintetizuan në një projekt për zhvillimin e Thethit që është mbështetur nga Ambasada Gjermane dhe GIZ. Aktiviteti u zhvillua nga Cabra, shoqëria për Mbrojtjen e Biodiversitetit në zonat rurale të Shqipërisë dhe nga Ministria e mjedisit e GOPA Wordwide Consultants.
Tetori Gjerman organizohet këtë vit për të njëmbëdhjetën herë radhazi. Aktivitetet kanë nisur që më 2 tetor dhe do të vijojnë me projekte që ndihmojnë për zhvillimin e vendit. Ndërkohë po vijon programi me aktivitetet kulturore klasike nga fusha e teatrit, kërcimit, filmit dhe muzikës dhe ky program i larmishëm përfundon më 16 nëntor me ciklin e aktiviteteve ?Dita e Kujtesës?.