Report TV - “Tetori Gjerman”, vërshojnë aktivitetet deri më 16 nëntor

Report TV 2018-05-03

Views 1

30-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Gjermanisë dhe Shqipërisë do të sjell një program të pasur këtë vit për aktivitetin Tetori Gjerman.
Ekspozita që sjellin në kujtesë histori të ndryshme, aktivitete operistike dhe teatrale, seminare, shkëmbime traditash, ky është programi që ka prezantuar sot drejtuesi i sektorit të kulturës dhe shtypit, Johannes Dietrich

?Aktivitetet do të jenë intensive dhe do nisin më 30 shtator me një Requiem Gjerman në sallën e Katedrales Ortodokse në Tiranë. Koncerti do jepet në bashkëpunim me Teatrin e Operës dhe Baletit. Do të ketë shfaqje të kërcimit Chiping në Teatrin Kombëtar, dhe do të vijojë me premierën e teatrit ?Jashtë derës? në Teatrin Eksperimetal ?Spahivogli?, do të shfaqet filmi ?Lamtumirë Europë? nga Mari Shchrader e më gjerë.?, tha Dietrich.

Ambasadorja gjermane, Susanne Schutz, foli për intensifikimin e e marrëdhënieve midis Shqipërisë e Gjermanisë.

?Në harkun kohor të 30 vjetëve marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Shqipërisë hera herës kanë qenë disi abstrakte.Ndërkohë që vitet e fundit marrëdhëniet politike janë intensifikuar ndjeshëm, ne kemi vendosur që këtë vit t?i japim më shumë ngjyrë kulturës. Dhe në konceptin gjerman kulturë do të thotë të lëvizin njerëzit. Kjo është kultura. Përveç aktiviteteve klasike artistike do të ketë edhe shumë tryeza debate e seminare ku do të jetë në vëmendje mësimi dhe përdorimi i gjuhës gjermane?, u shpreh Schutz.

Share This Video


Download

  
Report form