Ora News – Homazhet për Robert Elsie, albanologu do prehet në Theth

Ora News Lajme 2018-05-04

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Albanologu Robert Elsie do të prehet në Theth për herë të fundit. Ai u nderua në Bashkinë e Shkodrës ku u mbajtën homazhe para ceremonisë së fundit në Aplet Shqiptare.
Trupi i pajetë i albanologut Robert Elsie u nderua për herë të fundit në Shkodër para se të prehet në banesën e fundit në Theth.
Puna e tij kolosale e veprat që la pas, i bëjnë të varfra fjalët në një moment të tillë. Por vlerësimet për Elsie nuk mungojnë nga ata që punuan me të, apo që e njohën përmes veprave që na la si trashëgimi.
Flutura Açka: Jo pa qëllim e kam quajtur një akademi që ecte sepse të paktën për ne që merremi me letër ka qenë një shembull njeriu jashtëzakonisht punëtor.
Romeo Gurakuqi: Një humbje shumë e madhe për albanologjinë shqiptare, por edhe për përfaqësimin dinjitoz të kombit shqiptar në botë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/homazhet-per-robert-elsie-albanologu-do-prehet-ne-theth/

Share This Video


Download

  
Report form