Ora News – Homazhet për policin,Tahiri: Aksidentet ndaj policëve të cilësohen “vrasje rrugore”

Ora News Lajme 2018-03-07

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Miq të afërm dhe kolegë i kanë dhënë lamtumiren e fundit efektivit 42- vjeçar Ervin Haxhiut, baba i tre fëmijëve, i cili humbi jetën në aksidentin e ndodhur mbrëmjen e së dielës.
Homazhet u zhvilluan në ambientet e Komisariatin Nr 5 në Kamzë ku ishte i pranishëm edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Pas ceremonisë, ai bëri me dije se së shpejti do te propozoi një amendim në kodin penal, që aksidentin me pasoje vdekjen ta kategorizojë si vrasje me dashje.
Tahiri: Ka disa vende në Evropë që e kanë bërë këtë, duke mos i klasifikuar aksidentet si të tilla me pasoja në shëndetin apo jetën e qytetarëve por si ?plagosje? dhe ?vrasje rrugore?.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës, në Bulevardin ?Blu?, Kamzë, në afërsi të Shkollës ?Ibrahim Rugova?. Mjeti tip ?Lexus?, me drejtues 22-vjeçarin Arnold Kola duke ardhur nga qendër Kamzë në drejtim të Institutit, ka goditur mjetin e Policisë, i cili ka qenë në patrullim në të njëjtin sens lëvizje. Nga aksidenti mbetën të plagosur 3 efektivë të policisë, ndërsa Ervin Haxhiu, ndërroi jetë në Spitalin e Traumës.
22-vjeçari Arnold Kola, ka rezultuar nën ndikimin e alkoolit në masën 0.57mg/l, ndërsa shpejtësia sipas ekspertëve mbi 130 kilometra ne ore. Por 22 vjeçari rezulton edhe më parë i dënuar për të njëjtën vepër, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tahiri-ak...

Share This Video


Download

  
Report form