Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet me radar në rrugët e kryeqytetit gjatë 12 orëve të fundit. Policia Rrugore konstaton që në orët e vona të natës drejtues mjetesh qarkullojnë me shpejtësi dy deri në tre herë më shumë sesa lejon tabela, duke bërë dhe gara shpejtësie.
Në këtë kuadër në orët e para të mëngjesit janë evidentuar 5 raste, ku në një rast është rrezikuar dhe jeta e punonjësve të policisë rrugore.
Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjezit janë pezulluar 25 Leje Drejtimi për dy deri në tre herë më shumë shpejtësi sesa limiti i lejuar në qendrat e banuara.
Përsa i përket drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur rezulton se kemi një ulje të ndjeshme të drejtimit të automjetit në gjendje të dehur, por edhe të drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit.
Në këtë kuadër janë arrestuar dy drejtues mjeti në gjendje të dehur.
Si dhe janë pezulluar 15 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, por jo deri në kufijtë e dehjes.