Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews #vasillaqzeri
Futbollit shqiptarë do t'i mungojë zëri më i veçantë. Ai zë që ngacmonte me magjitë e tij mijëra zëra që brohorisnin fort nëpër stadiume, si brenda dhe jashtë vendit. Homazhet e fundit për brilantin e teknikës, Vasillaq Zëri kanë sjellë një ditë të trishtë në futbollin shqiptar.
Zëri dribloi tërë jetën, por nuk arriti dot të "driblonte" sëmundjen e rëndë. Për ish-futbollistin e kombëtares shqiptare të futbollit dhe kampionin e Dinamos, prezent në ceremoninë e lamtumirës, ishte edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta.
"Një humbje tepër e parakohshme, për të gjithë sportdashësit, për të gjithë botën e futbollit. Dhuronte një spektakël të jashtëzakonshëm. Ishte një lojtar kyç jo vetëm i Dinamos, por i treshes, Zëri-Përnaska-Ballgjini. "-tha Meta.
Ndërkohë edhe zëvendëskryeministri, Erion Braçe shprehu ngushëllimin e tij për këtë humbje të madhe.
"Edhe Vasillaq Zëri ishte maestro i futbollit për Shqipërinë. Një prej njerëzve me shenjë në këtë vend dhe që lë një shenjë akoma më të madhe tani. Do i mungojë të gjithëve. "-tha Braçe.
Te kolegët e tij, dhimbja ishte evidente. Lotët nuk mungonin për një talent të shkëlqyer, por edhe për një mik të madh.
"Ne do ta mbajmë mend legjendën e viteve 70-80 dhe figurën e Vasillaqit si një nga ikonat e futbollit shqiptar. Model për brezat e rinj."
"Një njeri i cili gjithmonë ka qënë me këmbë në tokë. Edhe pse pak është zhvlerësuar ndonjëherë nga të tjerët."
"Në këtë futbollin që kishim ne, e afroj afërsisht me lëvizjet e Messit, pasi bënte gjithë këto driblime."
"Një super-lojtar. Ndoshta të gjithë kemi debulesë, por është një Messi i vogël."
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/homazhet-zerin-brace-do-i-mungoje-te-gjitheve-koleget-ishte-nje-messi-i-vogel