Janë mbajtur homazhet në nderim të ish anëtares së Byrosë Politike, Liri Belishovës. Politikanë e njerëz të njohur u pritën nga vëllai i Lirisë Agron Belishova dhe djali i saj Astriti. Të afërmit e ish drejtueses së Partisë Komuniste, e cila u dënua nga regjimi me mbi 30 vjet internim e kujtojnë si një grua të fortë e cila nuk ankohej asnjëherë.
Homazhet në nderim të Liri Belishovës mblodhën bashkë njerëz të njohur, politikanë miq e të afërm të ish anëtares së Byrosë Politike. Në heshtje, me dhimbjen e humbjes së gruas sfiduese që u përball me gjithçka i rezervoi jeta, djali i Lirisë Astriti dhe vëllai Agron Belishova pritën njerëzit. Për mikrofonin e Report Tv, të afërmit shprehen se do e kujtojnë gjithmonë Lirinë si një grua të fortë, që nuk ankohej kurrë.
Grua më e fortë se ajo unë nuk kam njohur. Megjithëse e kam si motër, por gjithmonë nuk tregonte vështirësitë e saj, jetën e saj. Ne e dinim, pasojat e saj i kemi vuajtur edhe ne.
Djali i tezes së Liri Belishovës, Gazmir Çomo për Report Tv
Ishte një antifashiste e përkushtuar, patriote sepse kishte edhe babanë edhe nënën shumë patriotë. Grua e mençur, e thjeshtë e dashur. Ne kemi humbur një motër shumë të mirë.
Vajza e tezes së Liri Belishovës, Antoneta Bega për Report Tv