Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në ish-fushën e aviacionit, një vepër arti sjell në kujtesë avionët ushtarakë Mig të diktaturës. Për shumë qytetarë që janë rritur në këtë zonë, është një kthim pas në fëmijëri. Vepra u ideua nga Eljan Tanini ndërsa kryebashkiaku Veliaj u shpreh se ka vlera estetike dhe artistike për njësinë 7.
Ish-Fushës së Aviacionit në Njësinë 7 i është shtuar një vepër arti e ideuar nga Eljan Tanini, si një pikë referimi për një hapësirë që dikur strehonte aeroplanët.
Vepra mban titullin ?Ëndrra Fëmijërie?, e paraqitur në formën e një avioni prej letre, si mënyrë për të risjellë në kujtesën e gjithsecilit një prej lojërave më të dashura të fëmijëve.
Veliaj: Dua t?i falënderoj me gjithë zemër për kontributin fantastik të gjithë ata që kanë dhënë një dorë, që kanë sponsorizuar realizimin e veprës. Për ne që jemi rritur në Tiranë dhe kemi pasur një fëmijëri modeste, lojërat me aeroplan dhe sajesat me letër, ishin një mënyrë për të kaluar një fëmijëri të bukur. Vërtet kemi pasur kushte më modeste, ndoshta kemi qenë më të lumtur se kemi pasur një komunitet më të fortë. Ndaj besoj se ky instalacion evokon komunitetin e fortë që kemi këtu tek ish Fusha e Aviacionit. Sigurisht, është një kujtesë e historisë në një kohë që Shqipëria ishte mbushur me tanke dhe avionë për t?u mbrojtur nga armiq imagjinarë që nuk erdhën kurrë dhe për një zonë që është fusha e aviacionit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/perurohet-avioni-tek-ish-fusha-e-aviacionit-si-rikthim-i-kujteses-historike/