Perurohet “Avioni” te ish-Fusha e Aviacionit, Veliaj: Vepra ka vlere artistike dhe estetike

RTV KLAN 2018-05-04

Views 7

Ish-Fushës së Aviacionit në Njësinë 7 i është shtuar një aeroplan i ri. Sigurisht, jo i vërtetë, por një vepër arti e ideuar nga artisti Eljan Tanini, si një pikë referimi për një hapësirë, që dikur strehonte aeroplanët. Krahas investimeve në infrastrukturën urbane që kanë prekur Njësinë 7 në dy vitet e fundit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mori pjesë dje në përurimin e vendosjes së veprës artistike ?Ëndrra Fëmijërie?, e paraqitur në formën e një avioni prej letre, si mënyrë për të risjellë në kujtesën e gjithsecilit një prej lojërave më të dashura të fëmijëve.
Kryebashkiaku Veliaj falenderoi autorin e veprës artistike dhe theksoi se ajo rikthen në kujtesën e shumë të rinjve sot një nga ëndrrat e bashkëmoshatarëve të tyre në kohën e regjimit të shkuar, por duke u vendosur gjithashtu në një zonë që mbart me vete simbolikën e një pjese të aviacionit shqiptar. ?Dua t?i falënderoj me gjithë zemër për kontributin fantastik të gjithë ata që kanë dhënë një dorë, që kanë sponsorizuar realizimin e veprës. Për ne që jemi rritur në Tiranë dhe kemi pasur një fëmijëri modeste, lojërat me aeroplan dhe sajesat me letër, ishin një mënyrë për të kaluar një fëmijëri të bukur?, tha ai.

Veliaj shtoi se kjo vepër është një mundësi për të kthyer kokën pas dhe për të kuptuar që lumturia e njeriut nuk varet vetëm nga mundësitë financiare, por varet edhe nga mënyra se si gjithsecili e shikon jetën. ?Vërtet kemi pasur kushte më modeste, ndoshta kemi qenë më të lumtur se kemi pasur një komunitet më të fortë. Ndaj besoj se ky instalacion evokon komunitetin e fortë që kemi këtu tek ish Fusha e Aviacionit. Sigurisht, është një kujtesë e historisë në një kohë që Shqipëria ishte mbushur me tanke dhe avionë për t?u mbrojtur nga armiq imagjinarë që nuk erdhën kurrë dhe për një zonë që është fusha e aviacionit?, tha ai.
Autori i kësaj vepre, Eljan Tanini, falenderoi Bashkinë e Tiranës për mbështetjen ndërsa theksoi se kjo vepër është një dhuratë për fëmijët e kryeqytetit. ?Është një vepër parku, është një instalacion, një ndërhyrje urbane, një njollë në qytet dhe tashmë njerëzit do të thonë do takohemi te aeroplani ashtu si thonë që takohemi te Sahati apo te Skënderbeu. Është një dedikim personal, një dhuratë për qytetin. Vepra ka kohë që ka nisur të bëhet, por më në fund u finalizua. E falenderoj Bashkinë që më në fund arritëm në një gjuhë të përbashkët, në një gjuhë miqësore, për t?i dhuruar Tiranës dhe fëmijëve një vepër që e përmbledh gjithë situatën e kryeqytetit sepse titullohet ?Ëndërr fëmijërie?, tha Tanini.
Por, përveç vlerës kulturore edhe estetike që kjo vepër i jep gjithë zonës, ai theksoi se ajo do të shërbejë edhe si një mënyrë për ta kthyer këtë hapësirë në një vend të preferuar për zhvillimin e aktiviteteve artistike dhe edukative, kryesisht për të rinj. ?Shpresoj shumë që instalacioni i avionit prej letre të jetë një mundësi që të shërbejë si një akupunkturë, si një gjilpërë në trupin e qytetit, e cila mund të gjenerojë më shumë aktivitete, më ...

Share This Video


Download

  
Report form