TIRANE- Vendosja e flamujve elektoralë ka sjellë përplasje midis shtabit elektoral të PS-së në minibashkinë nr 7 dhe policisë bashkiake tek zona e njohur si ish fusha e Aviacionit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Erjon Koka tregon për tv A1 Report cfarë ka ndodhur: Simpatizantë të PS- së vendosën flamujt e Rilindjes, ka ardhur policia bashkiake me shumë makina. Ka tentuar të heq flamujt. Diskutuam dhe na u premtua se nuk do të hiqeshin nëse ne nuk do të vendosnim të tjerë. Më pas u njoftuam nga simpatizantë se kishin hequr disa flamuj. Jo vetëm disa i kishin hequr por dhe dy të tjerë i hodhën në tokë. Ne i rivendosëm por policia bashkiake erdhi me më shumë forca. I bëj thirrje të mos bëjnë presione të tilla. Ne kemi pasur banderola prej një jave dhe nuk jemi ankuar. Ndërkohë që kur ne vëmë simbolet tona na i heqin. Asnjëherë nuk ka pasur një rast incidenti që anëtarët e PS të kenë dhunuar qoftë një zyrë të PD ndërkohë që ka ndodhur e kundërta, na vjedhin zyrën, dhe na shkulen flamujt nga punonjësit e shtetit. Kjo është e papranueshme"