Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Universiteti i Tiranës po përballet me fluks aplikimesh, pas vendimit të Ministres Nikolla për të plotësuar kuotat bosh të mbetura për maturantët. Në Fakultetin e Shkencave Sociale, kanë mbetur vetëm 8 kuota të lira dhe për to kanë aplikuar 500 persona.
Shtyrja e afatit të aplikimeve për ata që duan të vazhdojnë Universitetin ka sjellë fluks të marutantëve në këtë mundësi të fundit për të plotësuar kuotat e mbetura.
Fakulteti i Shkencave Sociale po përballet me një numër të lartë aplikimesh ku për 8 kuota të lira të mbetura, kanë aplikuar 500 të rinj kandidatë për studentë.
Edmond Rrapti: Duhet t?ju them që ka një numër shumë të madh aplikantësh, të cilët kërkojnë të plotësojnë ato 8 kuota të lira në pesë programet ku kanë mbetur ende të paplotësuara në Fakultetin e Shkencave Sociale. Relativisht një vend do të ketë mbi 60-70 aplikime dhe do fitojë ai që është më i miri.
Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Edmond Rrapti, e lidh këtë fluks me rëndësinë dhe emrin që ka Universiteti publik.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shtyrja-e-aplikimeve-500-maturante-per-8-kuota-te-lira/