Ora News - Raundi i dytë - Edhe 904 kuota të lira në Universitetin “Aleksandër Moisiu”

Ora News Lajme 2018-05-02

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rreth 75 përqind e studentëve që kanë përzgjedhur një nga degët e Universitetit ?Aleksandër Moisiu? në Durrës janë regjistruar deri tani.

Bëhet fjalë për 1847 studenë që janë regjistruar në total deri në këtë moment, ndërkohë që bëhet e ditur se gjimnazistët fitues kanë akoma kohë për të kryer regjistrimin pranë auditorëve që ka përcaktuar administrata e Universitetit për këtë qëllim.

Arkend Balla, drejtor i regjistrimeve dhe shef i departamentit të IT shprehet se do të ketë edhe një fazë të dytë të regjistrimeve për listat shtesë që do të vijnë më vonë. 

Arkend Balla: Numri i kuotave për këtë vit akademik ka qenë 2762 kuota prej të cilave janë plotësuar aktualisht 1847 kuota, dhe të lira janë 915 kuota. Pra kemi të plotësuar rreth 75% në të gjitha degët e programit të studimit të ofruar nga Universiteti ?Aleksandër Moisiu?.Ka programe që kanë kaluar dhe mbi 85 dhe 96% por ka dhe programe që nuk janë në këto nivele por janë mbi 50% deri tani.Kuotat e lira vihen në dispozicion gjatë raundit të dytë që fillon me 15 shtator deri 22 shtator 2017 ku kryehet procesi i aplikimit nga maturantët.

Gjatë këtij viti nuk do të ketë programe të reja studimi, por stafi i Universitetit ka menduar hapjen e një sërë laboratoresh të reja që do të jenë në funksion të studentëve të teknologjisë së informacionit apo navigimit detar.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/edhe-904-kuota-te-lira-ne-universitetin-aleksander-moisiu/

Share This Video


Download

  
Report form