Debate në Komisionin e Ligjeve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-04

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Projektligji që përcakton tarifat e proceseve gjyqësore ka shkaktuar debat në Komisionin e Ligjeve. Opozita pretendoi për tarifa të rritura në krahasim me ato ekzistuese. Demokrati Eduard Halimi, nuk nguroi të thumbonte mazhorancën, duke cituara momente nga dosja hetimore italiane për trafikun e drogës, ku përmendej ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.Por pretendimet për rritje të tarifave gjyqësore i hodhi poshtë ligjvënësi socialist Bashkim Fino, i cili bëri me dije se projektligji përcakton qartë se tarifat nuk vendosen më sipas dëshirës së ministrit të radhës së Drejtësisë, por bazuar në udhëzimet e KLGJ-së.Pas debatit politik, Komisioni miratoi në parim draftin me votat e mazhorancës, së cilës iu bashkuan edhe deputetët e LSI-së. Ndërkohë që opozita votoi kundër.

Share This Video


Download

  
Report form