Debate në Komisionin e Ligjeve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dekreti i Presidentit të Republikës për kandidaturën e Alaudin Malaj në Gjykatën e Lartë ka shkaktuar përplasje mes dy aleateve PS dhe LSI në Komisionin e Ligjeve. Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Spartak Braho, ka kërkuar shtyrjen e raportit për dekretin pasi deputetet nuk janë njohur me relacionin; kërkesë kjo që është pranuar nga Kryetari i Komisionit Fatmir Xhafaj vetëm pas kërcënimit të deputeteve të LSI se do të braktisnin komisionin, duke e lëne mbledhjen pa kuorum. Presidenti i Republikës e dekretoi zotin Malaj në 10 mars dhe prej një jave Komisioni i Ligjeve e ka shkelur afatin për hartimin e raportit, shkelje që është pranuar edhe nga vetë Kryetari i Komisionit Xhafaj i cili ka vënë në dukje edhe vonesat e krijuara nga Presidenti. Në orën 05:00 pasdite, Komisioni i Ligjeve pritet të mblidhet serish për të shqyrtuar raportin në lidhje me kandidaturën e Alaudin Malaj në Gjykatën e Lartë.

Share This Video


Download

  
Report form