Report TV - Çifti që kërcënojnë vetëvrasje ish-të përndjekur politik

Report TV 2018-05-03

Views 0

Ferdinand Saraçi dhe Teuta Gjinollari, burrë e grua, të cilët mëngjesin e sotëm janë ngjitur mbi vinç duke kërcënuar vetëvrasje, mësohet se janë ish të përndjekur politik. Ndonëse ende ata nuk kanë deklaruar arsyen se përse janë ngjitur mbi vinç, në një intervistë dhënën pak ditë më parë në Report Tv, Teuta Gjinollari ka deklaruar se kërkon lekët e dëmshpërblimit dhe një punë, ose në të kundërt do të rrezikonte edhe vetëflijimin.

Teuta shprehet se diskriminimi i vazhdueshmë që i bëhet nëpër institucione si ish familje e persekutuar, ka bërë që të jetë e papunë prej vitesh.
45 vjeçarja u shprehet se deri më tani askush nuk ka shkuar të interesohet për kërkesat apo gjendjen e tyre, dhe me sa duket, apeli i tyre nuk është dëgjuar, duke sjellë edhe veprimin e sotëm.

Share This Video


Download

  
Report form