Report Tv-Rama me policët: Godisni të fortët, ata që përgjakën ish-bllokun

Report TV 2018-10-15

Views 0

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në një takim në Ministrinë e Brendshme, ku ka takuar drejtuesit kryesorë të policisë së Shtetit. Rama ka thënë se mbi policinë e Shtetit ka një fushatë shpifjesh që sipas kryeministrit është e rrezikshme.

Rama ka thënë se vendi ynë është me një indeks më të ulët kriminaliteti, si dhe me një indeks pozitiv në sigurinë e qytetarëve. Kryeministri ka kërkuar nga drejtuesit e Policisë së Shtetit, që të mos shpërqëndrohen nga shpifjet por të vazhdojnë punën dhe të godasin ?të fortët?.

40 vrasje sivjet për priudhën janar-shtator, 43 vjet. 54 parvjet. 84 në janar-shtator 2013-ës. Më keq akoma në 2012, 92 vrasje. Pra më shumë sesa dyfishi në krahasim me sot. Por sot ka nisur një kujë e zezë, kanal më kanal, portal më portal, foltore më foltore, banak më banak, që rreket të ushqejë popullin se krimi po bën kërdinë, se po vritet si kurrë më parë, se policia nuk po lufton krimin, por është bërë njësh me të. Krahasimet janë nga burimet zyrtarë të statistikave në Europë. Bëhet fjalë nga burimet zyrtare që i referohet edhe KE.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS