Report TV - Përfundon Maratona e Tiranës fituesit në tre kategoritë/ Lista

Report TV 2018-05-03

Views 1

Është zhvilluar sot Maratona e Tiranës, në të cilën morën pjesë mbi 2500 vrapues nga 40 shtete të botës. Ky është edicioni i dytë i maratonës, ndërsa garuan tre kategori, mes tyre personat me aftësi ndryshe.
Në garën e 21 km për femra është shpallur fituese atletja e njohur shqiptare Luiza Gega duke vendosur rekord, ndërsa u shpreh se një pjesë e çmimit prej 2500 euro që fitoi do të shkojë për personat me aftësi ndryshe. Ndërsa për meshkuj në këtë kategori ka fituar Abel Kibet Rop.

Në kategorinë e 10 km, për femra fitoi Olena Popova nga Ukraina, ndërsa për meshkuj Edwin Cheruiyot Melly nga Kenia. Përsa i përket kategorisë së personave me aftësi ndryshe i pari doli Bledar Suxha, i dyti Erblin Karaj dhe i treti. Në garë mori pjesë edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, sportistë dhe persona të tjerë të njohur.

Share This Video


Download

  
Report form