TIRANE-Masterplani i zhvillimit të lagjes së re pranë Lumit të Tiranës tërhoqi pak ditë më parë vëmendjen e medieve, jo vetëm shqiptare, por edhe italiane. Arkitekti i lagjes së re ?Made in Italy? që do të ndërtohet përgjatë Lumit të Tiranës është Stefano Boeri. I ftuar në studion e Report Tv, n/kryetari i bashkisë së Tiranës Arbi Mazniku zbuloi detaje të reja nga lagja që do të ndërtohet.