Report TV - Bashkia e Tiranës shpall 4 fituesit e konkursit për skulpturat dekorative

Report TV 2016-05-25

Views 1

Bashkia e Tiranës përmbylli konkursin e artistëve të rinj, duke shpallur 4 idetë e para fituese. Skulpturat dekorative do të vendosen në parqe dhe ambientet e tjera publike të qytetit. I pranishëm në shpalljen e fituesve të këtij konkursi të hapuri ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ai tha se arti ka një fuqi të jashtëzakonshme transformimi në shoqëri dhe kjo do t?i shërbejë edhe qytetit të Tiranës. ?Gjëja e bukur ka atë fuqi transformuese në kulturë dhe sjellje qytetare, të cilën nuk e realizon dot as bashkia, as policia, as rojet dhe kamerat në rrugë. Unë besoj se efekti i veprave të para që do të vendosim në parqe dhe sheshet tona publike, fillimisht do të sjellin një ndryshim në kulturë, para se të sjellin ndryshim në infrastrukturë?, tha Veliaj.

Gjithashtu, Veliaj shtoi se pavarësisht faktit se buxheti i Bashkisë së Tiranës nuk është i mjaftueshëm për të rikuperuar shpejt dëmin infrastrukturor të viteve të tranzicionit dhe ndërtimeve pa leje, këto ndërhyrje dhe përpjekje të vogla mundësojnë që qytetarët të kuptojnë se mjediset publike janë të të gjithëve dhe si të tilla duhen ruajtur e mirëmbajtur.

?Ndaj, kjo e sotmja, i ngjan pak asaj ndërhyrjes me akupunkturë. Kjo lloj akupunkture, si gjilpëra të vogla mbi trupin e qytetit që ka nevojë të zgjohet, besoj se sjellin një ndryshim në qytet, si dhe janë një mundësi e mirë për të provokuar debat?, u shpreh Veliaj.

Ndër të tjera ai tha se vendosja e këtyre veprave të artit dekorativ do të kenë edhe efekte në fjalorin e përditshëm të qytetarëve lidhur me emërtimet e lagjeve apo edhe të shesheve dhe parqeve.

?Disa nga veprat që vëmë sot ndikojnë edhe në toponiminë: Fusha e Aviacionit, për disa njerëz, ka konotacion shumë të fortë, ndaj edhe besoj se propozimi për të ndryshuar emërtimin e njësive administrative të Tiranës është i vlefshëm. Emërtimi aktual që kemi për njësitë duhet të jetë më i afërt me toponimet sepse njerëzit lidhen më shumë me emërtimin ?Lapraka? se sa me Njësinë 11, lidhen më shumë me ?Ali Demin? se sa me njësinë nr. 2, e kështu me radhë. Kjo forcon edhe ato ?fibrat? sociale që ne na mungojnë në qytet?, tha Veliaj.

Share This Video


Download

  
Report form