Tirana do të presë nesër, më e bukur se kurrë, Ditën e Verës. Argëtim, sport, muzikë, produkte artizanale, ushqim i shëndetshëm, janë ato që do të ofrojë kryeqyteti për të gjithë qytetarët që do të zgjedhin Tiranën për të kaluar festën. Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh që nisin që në orët e para të mëngjesit dhe për të përfunduar në mesnatë.
Për të garantuar mbarëvajtjen e këtyre aktiviteteve dhe për t?i dhënë mundësi qytetarëve që të festojnë qetësisht, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa prej rrugëve, ku janë planifikuar zhvillimi i aktiviteteve.
Bashkia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në rrugët:
1. Nga ora 07:00 deri në orën 19:00 në segmentin e blv. ?Dëshmorët e Kombit? nga kryqëzimi me rrugën ?Myslym Shyri? deri blv. Zhanë D'Ark.