Tirana do të festojë nesër më e bukur se kurrë, Ditën e Verës. Për këtë 14 Mars, Bashkia e Tiranës ka menduar një sërë aktivitetesh për të gjitha grupmoshat të shpërndara në gjashtë zona të ndryshme, të cilat do të nisin që në orët e para të ditës dhe do të përfundojnë vonë pas mesnate.
Gjithashtu, Bashkia e Tiranës njofton qytetarët se nga sot, në mesnatë dhe gjatë gjithë ditës së nesërme, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në segmentin e Bulevardit ?Dëshmorët e Kombit?, nga kryqëzimi i Hotel Dajtit deri te korpusi i ministrive. Po ashtu, do te kufizohet qarkullimi edhe ne Rr. Pjetër Bogdani segmenti Vaso Pasha ? Ibrahim Rugova, në Rr. Brigada VIII segmenti Vaso Pasha ? Ibrahim Rugova dhe Sheshi Nënë Tereza.