Report TV - Frika nga krimi, politikanët e biznesmenët pajisen me armë

Report TV 2018-05-03

Views 0

Qindra shqiptarë kanë aplikuar për t?u pajisur me armë zjarri gjatë dy viteve të fundit, ndërsa Policia e Shtetit ka pajisur me autorizim 301 persona për blerje dhe mbajtje të armëve. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka formuar zyrtarisht për Shqiptarja.com interesin në rritje të shqiptarëve për t?u pajisur me armë zjarri, kryesisht për shkaqe sigurie. Në grupin e personave të pajisur me autorizim për blerje dhe mbajtje të armëve të zjarrin, përpos kategorive të tjera, përfshihen zyrtarët dhe biznesmenët. Zyrtarë të nivele të ndryshme, të ekspozuar ndaj rrezikuar, kanë shfrytëzuar ligjin nr. 74/2014 ?Për armët? për t?u pajisur me armë zjarri. Në grupin e zyrtarëve përfshihen prokurorë, gjyqtarë, deputetë, kryetarë bashkie, ish-kryetar komunash, policia pyjore, hetimi tatimor, përmbarues gjyqësor etj. Deri kur hyri në fuqi ligji i ri për armët, rezultonte se, 350 zyrtarë ishin pajisur me armë zjarri.

Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, Policia e Shtetit u kërkoi zyrtarëve dorëzimin e armëve, pasi ligji i 1992-shit, në bazë të të cilit ata ishin pajisur, u shfuqizua. Deri në prill të 2016, 168 zyrtarë nuk i kishin dorëzuar armët. Megjithatë, zyrtarët fituan të drejtë për t?u ripajisur me armë në bazë të nenit 26 pika 1, të ligjit të ri për armët, i cili parashikon që, kanë të drejtë të pajisen me autorizim për blerje arme zjarri, ata që, për shkak të veprimtarisë shtetërore ose të rrethanave personale të veçanta, janë të ekspozuar ndaj rrezikut për jetën dhe u njihet e drejta e mbrojtjes së veçantë.

Share This Video


Download

  
Report form