Report TV - Frika nga hetimet/15 garancitë që kërkon PD nga prokurorët e rinj

Report TV 2016-09-27

Views 0

Partia Demokratike u trembet hetimeve nga prokurorët, të cilët do t?i mbijetojnë procesit të Vetingut. E vetëdijshme se disa eksponentë të saj mund të jenë objekt i Byrosë së Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorisë me juridiksion të përgjithshëm, opozita ka propozuar 15 rregulla dhe direktiva, në formë garancish, të cilat duhet të udhëheqin punën e prokurorëve, gjatë hetimeve, ndjekjeve penale dhe referimit të dosjeve në gjykatë.

Edhe pse funksioni dhe veprimtaria e prokurorëve rregullohet deri në detaje me anë të Kodit të Procedurës Penale, opozita ka propozuar 15 kërkesa për çështjen e hetimeve, duke reflektuar frikën dhe mosbesimin e thellë tek prokurorët, të cilët do të konfirmohen në detyrë pas skanerit të trefishtë të Vetingut.

Ndër të tjera, në opinionin e saj për ndryshimin e projektligjit për prokurorinë, PD kërkon që prokurori të mos fillojë apo të mos vazhdojë një procedim kur një hetim i paanshëm tregon se akuza është e pabazuar.

Share This Video


Download

  
Report form