Report TV - Frika e humbjes, PD kërkon shtyrjen e datës së zgjedhjeve

Report TV 2017-02-26

Views 0

Partia Demokratike, subjekti më i madh politik në opozitë, nuk e fsheh më planin për shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare të 18 Qershorit të këtij viti, me sa duket për të zhvendosur në kohë një humbje të mundshme, e cila do të shënonte të shtatën radhazi që nga viti 2011.

Kur pritej që në ditët e para të janarit, opozita shqiptare të mobilizonte bazën, të ndizte motorët elektoralë si dhe të shpaloste alternativën e saj qeverisëse, befas ka ndodhur e kundërta, duke hedhur idenë e shtyrjes së zgjedhjeve të 18 Qershorit. Kur na ndajnë edhe pesë muaj nga sfida elektorale dhe në një kohë kur LSI ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni me Partinë Demokratike, kjo e fundit ka paralajmëruar dje një betejë të reja politike, tashmë për shtyrjen e zgjedhjeve. Kërkesa është artikuluar nga kryetari i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka.

Share This Video


Download

  
Report form