Anëtarët e PD këmbëngulin: Dorëheqja e Bashës, kusht për analizën e humbjes

RTV KLAN 2017-07-10

Views 1

Tiranë, më 28.06.2017

Deklaratë

Ne anëtarë përfaqësues politikë të dy deklaratave të djeshme që kërkuam dorëheqjen e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe hapjen e një procesi transparent, të drejtë dhe të paansshëm zgjedhor brenda partisë, nisur nga zhvillimet e fundit deklarojmë se:

1-Vetëm dorëheqja e menjëhershme e kryetarit Lulzim Basha, është kushti i parë për të shkruar drejt një procesi gjithëpërfshirës analize për të nxjerrë shkaqet e humbjes fatale dhe mungesës së mbi 200 mijë votave të demokratëve në zgjedhjet e 25 qershorit.

E konsiderojmë të pamoralshëm, antistatutor dhe të pambështetur në asnjë traditë europiane fshehjen e përgjegjësisë së kryetarit Basha, pas aktit qesharak të ?vetëngrirjes?. Nuk ka asnjë nen të librit të rregullave të Partisë Demokratike, ku mbështetet vendimi i Lulzim Bashës, i cili flet për delegim të funksioneve organizative, që nuk ia atribuon statuti, tek dy nënkryetarët e tij.

2-Akti i shpalljes së hapjes së procesit të zgjedhjeve dhe analizave për zgjedhje nga ana e dy nën kryetarëve (për habi mungon firma e Sekretarit të Përgjithshëm), është uzurpim i kompetencave që nuk ia atribuan Statuti as Kryetarit, as Nënkryetarëve apo Sekretarit të Përgjitshëm, por Kryesisë së PD (Neni 40 pika 2) si për datën e zgjedhjeve ashtu dhe të procedurave të zgjedhjeve e të Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (Neni 46 i Statutit).

I gjithë procesi nxirret që në fillim jashtë normave dhe përcaktimeve statutore duke e bërë atë jo transparent dhe të manipulueshëm. Dorëheqja e kryetarit Lulzim Basha, është e vetmja mundësi për të ndërprerë procesin antistatutor mbi të cilin po organizohen zgjedhjet dhe për të rikthyer besueshmërinë jetike tek ai. Përndryshe Zoti Lulzim Basha mbetet përgjegjësi i vetëm i shkatërrimit përfundimtar të PD.

Interesi është garantimi i garës së lirë dhe t ndershme për të mundësuar bashkimin dhe jo përcarjen e PD. Dorëheqja kërkohet për kushte të barabarta gare për gjithë kandidatët. Ne përputhje me Statutin kërkohet mbledhja e kryesisë që të vendosë për hapat e mëtejshëm, përfshi mbledhjen e Këshillit Kombëtar, reflektimin e disfatës dhe organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Zgjedhjet e organizuara me urgjencë rrezikojnë përçarjen e PD dhe jo afirmimin e saj si forum i mendimit të lirë dhe bashkëpunuese?.

Share This Video


Download

  
Report form