Ora News - Kastriot Islami: Arsye e humbjes në Dibër, jashtë PD

Ora News Lajme 2016-09-27

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kastriot Islami i gjen jashtë selisë së Partisë Demokratike dhe përtej politikës arsyet e humbjes së demokratëve në zgjedhjet për bashkinë e Dibrës.
Islami: Fushata ishte shumë aktive, dmth u aktivizuan të gjitha strukturat e partisë, deputetët, partia lokale, Basha, të gjitha takimet ishin entuziaste dhe fakti që ka grumbulluar të njëjtat vota sa 2015 tregon se fushata nuk është problematike nga ky takim. Atëhere arsyeja e vetme që mbetet është një arsye që nuk ka të bëjë me brenda PD.
Nga studio e lajmeve në Ora News, deputeti demokrat, sqaroi atë që opozita po e konsideron përdorim i mekanizimit të kanabisit, dhe përmes tij argumenton edhe diferencën prej më shumë se 4 mijë votash mes Muharem Ramës të koalicionit të majtë dhe demokratit Sherefedin Shehu
Islami: Mekanizmi elektoral është ky, i është thënë 3 familjeve mbillni në fushën tuaj kanabis sepse ju nuk ju prek njeri se jam unë këtu. Po të na jepni votën ne prap do t?iu lejojmë dhe 3-4 familje bëjnë rreth 20 vota, shumëzuar për 100 bëjnë dy mijë vota. Nëse këto vota kalojnë nga njëra anë në tjetrën bëhen 4 mijë vota dhe ky është rezultati.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/islami-arsye-e-humbjes-ne-diber-jashte-pd/

Share This Video


Download

  
Report form