Maratona promovon Tiranën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-03

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kete te diele zhvillohet Maratona e Tiranës, ku do te marrin pjese rreth 3 mije garues nga 34 shtete te ndryshme te botes. Drejtoresha e promocionit ne bashkinë e Tiranës, Julinda Dhame, thotë se ky organizim do te promovoje kryeqytetin. Përveç promovimit, 300 te ardhurit nga vendet e ndryshme te botes, se bashku me shoqërues te tyre, do te ndikojnë edhe ne financat e bizneseve te hotelerisë e shërbimit. Maratona nis ne orën tete nga sheshi Nene Tereza dhe mbyllet ne oren 14. Bulevardit kryesor, bulevardi Zogu i Pare, nje pjese e unazës se popël, rruga e Kavajës e ?Ibrahim Rugova? përgjatë bllokut do te jene te bllokuara. Ndërkohe kete te shtune u zhvillua gara e dedikuar tërësisht për fëmijët, ku morën pjesë 2300 nxënës nga 82 shkolla të ndryshme të cilët vrapuan për 2 kilometra. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ndau çmimet për fituesit e tha se ky aktivitet e ka mbushur Tiranën me turiste. ?Sot ishte vetëm një nxehje, ndërkohë që e di që shumë prej jush do të jenë nesër, duke na ndihmuar si vullnetarë ose duke ndihmuar turistët që janë në qytet për t?u orientuar, ose duke ndihmuar dikë që duhet të gjejë rrugët nga do kalojë, në momentin që qendra e qytetit do jetë e bllokuar? ?Qyteti është mbushur me turistë. Do të doja shumë të ishim miqësorë! Do të thotë që të mbajmë pastër, që të mos kemi rrëmujë nëpër qytet. Po të japim të gjithë një dorë, mund ta kemi Tiranën nesër një kartolinë fantastike evropiane.? Pas çmimit për transparencën me qytetarët në drejtimin e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj, u nderua edhe me çmimin ?Lincoln? për inovacion dhe përsosmëri në shërbimin publik, në një ceremoni të organizuar në 20-vjetorin e Fondacionit Abraham Lincoln.

Share This Video


Download

  
Report form