Ora News – Luftë informalitetit, Tatimet thirrje qytetarëve të denoncojnë shkeljet

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Drejtoria e Tatimeve i bën thirrje qytetarëve të bëhen pjesë e aksionit antinformalitet dhe të denoncojnë në rast të shkeljeve.
Vetëm në javët e para të tetorit janë denoncuar 50 raste të cilat kanë kaluar menjëherë në ndjekje nga strukturat e Hetimit Tatimor.
Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare Drejtoria e Tatimeve vlerëson dhe beson se, përfshirja e qytetarëve është një nga mekanizmat më të mirë, në luftën kundër informalitetit dhe evazionit.
Denoncimet mbi aktet korruptive, sjelljet jo etike të punonjësve të Administratës Tatimore, mos dhënien e kuponit,konstatimi i evazionit fiskal apo shkelje të tjera të legjislacionit tatimor, vlerësohet si një mundësi për të përmirësuar punën duke i dhënë zgjidhje çdo problemi të referuar.
Për të gjitha rastet e shkeljeve drejtoria e Tatimeve ka vënë në dispozicion pa pagesë në numrin: 0800 14 14,adresën e [email protected]/ si dhe në faqen e drejtorisë së Tatimeve në Facebook.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/lufte-informalitetit-tatimet-thirrje-qytetareve-te-denoncojne-shkeljet/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS