#tvora #rtvoranews
Shumë qytetarë që kanë humbur vendin e punës për shkak të pandemisë nga koronavirusi duket se janë braktisur jo vetëm nga punëdhënësi por edhe nga shteti. Drejtoria e Tatimeve tha se mbi 13 mijë biznese nuk kanë aplikuar për pagë lufte duke i lënë punonjësit pa trajtim financiar. Në këto kushte e vetmja zgjidhje që jep shteti është vendosja e gjobave për kompanitë që nuk kanë aplikuar.
Një numër i madh punonjësish të cilët kanë humbur punën për shkak të situatës së pandemisë, duket se janë braktisur pasi punëdhënësit e tyre nuk kanë aplikuar për pagën e luftës.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi se 13 mijë e 571 biznese, përfitues të paketës së dytë ekonomike ende nuk kanë aplikuar për ndihmën financiare prej 40 mijë lekësh.
Për këtë arsye Tatimet u kanë bërë thirrje këtyre subjekteve të plotësojnë kërkesën për përfitimin e ndihmës, pasi në të kundërt, rrezikojnë penalizim me gjobë.
?Duke qenë së aplikimi për punonjësit përfitues duhet të kryhet nga subjektet Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve iu bën thirrje të gjithë subjekteve, të cilët ende nuk kanë aplikuar, që të plotësojnë Kërkesën për përfitim të ndihmës financiare.?
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/braktisen-punonjesit-tatimet-13571-biznese-skane-aplikuar-page-lufte
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp