Ditëlindja e Dritëro Agollit do të festohet në këtë 13 tetor për herë të parë pa praninë e tij fizike. Shkrimtari ndërroi jetë në 3 shkurtin e këtij viti nga një sëmundje e rëndë në mushkëri. Ditëlindja e shkrimtarit të madh këtë vit nuk do të jetë e lehtë të konceptohet me mungesën e tij.
Ndaj familjarët, miqtë dhe adhuruesit e shkrimtarit kanë përgatitur supriza pa fund për këtë ditëlindje.
E bija Elona Agolli dhe bashkëkortja Sadija, që nga dita kur Dritëro Agolli ndërroi jetë kanë kërkuar në raft të librave gjurmët e mendjes e të shpirtit të tij. Pikërisht aty ku është edhe një poezi sugjestionuese e shkrimtarit.
?Po kur te jesh merzitur shume
Në raft të librave kërkomë
Atje do të jem i fshehur unë
Në ndonjë fjalë a ndonjë shkronje
Mjafton që librin pak ta heqesh
Dhe une do zbres, do vij pas teje?