Ekstradohet nga Gjermania Byniamin Hajro 56 vjeç i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e ndodhur në 22 Mars të vitit 1998 në qytetin e Beratit. Ai akuzohet për vrasje dhe rrëmbimin e Arjan Avdullait dhe Eduart Pemës.
Dy të rinjtë u rrëmbyen, u torturuan e më pas u dogjën, njëri prej tyre i gjallë në lagjen Vakëf në Berat nga banda me të njëjtin emër, pjesë e së cilës ishte edhe Hajro.
Hajro ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 25 vite burg duke e shpallur fajtor për këtë ngjarje. Hetimet për këtë çështje ishin pushuar për të rinisur sërish 17 prill 2012.
Hajro ishte në listën e 16 personave më të kërkuar në qytetin e Beratit.