Report TV - Atentat në Lushnje, vriten me kallashnikov 2 të rinj, 2 plagosen

Report TV 2018-05-03

Views 2

LUSHNJE - Atentat me armë zjarri në një lokal në qendër të qytetit të Lushnjes, pak metra larg komisariatit të policisë. Dy persona kanë mbetur të vdekur nga breshëria e kallashnikovit, ndërsa një person i tretë raportohet se është plagosur rëndë. Viktima të këtij atentati kanë mbetur Zamir Latifi, 23 vjeç dhe Jurgen Hoxha, 22 vjeç.

Burime pranë policisë bëjnë të ditur për Shqiptarja.com se i plagosur ka mbetur pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja Marjus Xhepexhiu is dhe një kalimtar i rastit. Zamir Latifit i është bërë atentat edhe një vit më parë me Xhulio Shkurtin, nipin e Aldo Bares. Nga ky atentat mori një plumb në këmbë Xhulio Shkurti, ndërsa i plagosur mbeti shoku tjetër i tij Sajmo Xhelili. Forca të shumta policie, përfshirë edhe RENEA-n, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtij krimi. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Share This Video


Download

  
Report form