Report TV - Lushnje, atentat me dy të vdekur pranë komisariatit të policisë

Report TV 2018-05-03

Views 1

LUSHNJE - Atentat me armë zjarri në qendër të qytetit të Lushnjes, pak metra larg komisariatit të policisë. Dy persona kanë mbetur të vdekur nga breshëria e kallashnikovit, ndërsa një person i tretë raportohet se është plagosur rëndë. Viktima të këtij atentati kanë mbetur Zamir Latifi, 24 vjeç dhe Sajmo Xhelili.

Burime pranë policisë bëjnë të ditur për Shqiptarja.com se i plagosur është edhe Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, ish-kapo i Bandës së Lushnjes i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në një nga burgjet e sigurisë së lartë në vend. Xhulio Shkurtit i është bërë atentat edhe disa kohë më parë ku mori një plumb në këmbë. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Dy viktimat dhe i plagosuri kanë qenë të ulur në një bar-kafe kur janë qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një automjet në lëvizje.

Share This Video


Download

  
Report form