Katërqind të rinj që do të ndjekin nga afër punën e Bashkisë u mirëpritën nga kryebashkiaku Veliaj, i cili u kërkoi që të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe në fund të ofrojnë idetë e tyre. Veliaj i njohu me lajmin e transformimit të Piramidës që ishte një ide e dhënë nga të rinjtë vitin e shkuar.
?Prona më e shtrenjtë e Tiranës është si një karkasë e vdekur në mes të bulevardit, që është Piramida. Kështu që aty na lindi ideja: A mund ta rikonstruktojmë Piramidën? Pra ta bëjmë me teatër, filma, me bibliotekë, me kurse digjitale, pra të kodimit, apo të programimit, që dikush mund t?i ndjekë pa qenë detyrimisht profesionist në atë fushë. Kjo është iniciativa që morëm këtë vit dhe do e buxhetojmë që ta transformojmë?, tha kryebashkiaku.
Veliaj u sugjeroi të rinjve vullnetarizimin si një fushë ku mund të kontribuojnë.
?Ne kemi të atashuar 500 vullnetarë vetëm këtë vit për maratonën e Tiranës. Nëse doni të jeni vullnetarë edhe nëse nuk do të vraponi me mua, atëherë mund të na ndihmoni duke qenë entuziast dhe duke inkurajuar të gjithë ata që po vrapojnë për qytetin?.
Orientimi për studentet që vijnë për herë të parë në Tiranë është një tjetër ide e dhënë nga të rinjtë që Bashkia do nis ta zbatojë brenda kësaj jave.