Report TV - Botërori i shahut, 400 të rinj nga e gjithë bota ndeshen në Shqipëri

Report TV 2018-05-14

Views 3

400 nxënës shkollash nga 40 shtete, përfshirë India, Sri Lanka, SHBA, Mongolia mbërrijnë në Shqipëri e bashkë me shoqëruesit e tyre, numri i vizitorëve shkon në 700 pjesëmarrës.

Në 21 Prill u zhvillua ceremonia hapëse e këtij kampionati që sjell në vendin tonë magjinë e shahut. Gjatë ceremonisë, Zëvendës presidenti i Federatës Shqiptare të Shahut, Erald Dervishi, falenderoi FIDE-n, Federatën Botërore të Shahut që këtë vit ia dha mundësinë Shqipërisë që të organizojë këtë event të rëndësishëm. Presidenti i Federatës Shqiptare të Shahut, Eduard Shalsi, tha se ?në Shqipëri ne jemi të vendosur ta masivizojmë dhe popullarizojmë lojën e shahut sepse besojmë fort që sa më herët fëmijët të mësohen me shahun, aq më të përgatitur do të bëhen nesër për sfidat me të cilat do t?i përballë jeta?.

Patrick Van Holandt, Presidenti i Shoqatës Ndërkombëtare të Vendeve Frankofone të Shahut, njoftoi se shumë shpejt, do të zhvillohet në Shqipëri një tjetër event me rëndësi për shahun, Kampionati Frankofon i Shahut.

Ky event pritet t?i shërbejë afrimit të të rinjve në këtë sport, por edhe projektit për futjen e shahut si lëndë edukative në shkollat e vendit. Tashmë, 25 mësues shqiptarë janë trajnuar e licencuar nga Federata Botërore e Shahut si dhe janë përgatitur ndërkaq 2 libra, për mësues e për nxënës.

Share This Video


Download

  
Report form