Kreu i bashkisë së Shijakut: Nga 10600 banesa të dëmtuara, 1400 duhet të rindërtohen nga fillimi

Report TV 2020-02-03

Views 1

SHIJAK- 1400 banesa nga 10600 të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në një prej bashkive të më prekura atë të Shijakut do t'i nënshtrohen procesit të rindërtimit nga e para. Report TV ishte këtë të hënë në këtë bashki ku prej 3 ditësh ka nisur procesi i aplikimit online të rindërtimit ku deri tani kanë aplikuar 380 banorë të prekur.

Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana shprehet për ReportTv se ky procesi i aplikimit online pas klasifikimi të dëmeve objekteve nga ana e instutit të ndërtimit. Gjithashtu Arbana shtoi se për strehimin e këtyre banorëve të cilët janë prekur nga kjo fatkeqësi bashkia ka aprovuar bonusin e qirasë për 496 persona nga 550 në total.

Share This Video


Download

  
Report form