Tahiri e Çako dëshmojnë në gjyq - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-03

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per here të pare ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri u përball në sallën e gjyqit me Emiljano Shullazin.

I akuzuar nga opozita se ka pasur gjithnjë një lidhje mes të dyve Tahiri e Shullazi nuk patën asnjë kontakt shikimesh. Tahiri tha se mori vesh për kërcënimin e kandidatit për rektor në Universitetin e Tiranës nga një postim i ish-kryeministrit Berisha. Ish-ministri i brendshëm akuzoi edhe Prokurorinë, e cila sipas tij duhet te kishte thirrur te parin Berishën.


?Gjithçka e mora vesh nga një postim i ish-kryeministrit Berisha. Nuk e kuptoj se si Prokuroria nuk e merr të dëshmojë atë, por kështu është kur edhe prokuroria bën politikë. Mbaj mend që thirra në zyrë Dhori Kulen, Mynyr Konin, ministren e arsimit drejtorin e përgjithshëm të policisë dhe atë të Tiranës për të mësuar më shumë mbi situatën. Por ai që duhet të vijë të dëshmojë këtu është Sali Berisha. Si e mori vesh ai që kishte pasur një kërcënim në një kohë që nuk e dinte policia? Ai duhet të vijë të tregojë pasi telefonatave të mia nuk iu përgjigj.?

Për ish-ministrin e brendshëm, Shullazi nuk kishte pyetje, por beri të njëjtën kërkesë si Tahiri. Ish-kryeministri Berisha të vijë të dëshmojë në gjyq se si mori dijeni që ai kishte kërcënuar pedagogët. Kjo kërkesë u pranua nga trupi gjykues qe ftoi Berishen të dëshmojë në gjyq.

Në proces drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit tha se kishte telefonuar Dhori Kulen për ngjarjen. Sipas Haki Cakos ai kishte treguar për kërcënimin e kandidatit Mynyr Koni nga disa persona mes tyre dhe Emiljano Shullazi. Por ndryshe nga Tahiri të cilit nuk i bëri asnjë pyetje, Shullazi i tha Cakos se në çfarë mënyre ishte identifikuar ai si kërcënues.

?Pedagogu Dhori Kule më tregoi për ngjarjen ku disa persona përballë një hoteli në Tiranë në afërsi të bulevardit kishin kanosur rektorin Mynyr Koni që të jepte dorëheqjen. Personi i cili kishte kërcënuar kandidatin ishte Emiljano Shullazi. Nuk mbaj mend formën e kanosjes dhe fjalët e përdorura por nga deklarimet ishte Emiljano Shullazi. Në këtë moment kam urdhëruar nisjen e procedurave dhe hetimet.?

Në listën e dëshmitarëve ishte dhe ish-rektori i universitetit të Tiranës Dhori Kule, i cili u paraqit në Gjykatën e Krimeve të Rënda, por për arsye personale u largua duke mos dëshmuar. Mes personave që folën për kërcënimin e Konit ishin dhe Shezai Rrokaj dhe kandidatja tjetër në atë kohë Klodeta Dibra.

Share This Video


Download

  
Report form