http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri sulmoi drejtpërdrejt gjyqtarin Arjan Aliaj, i cili një ditë më parë pezulloi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë dhe dy vartësit e tij lidhur me çështjen e pajisjes së përgjimit. Gjatë ceremonisë me rastin e 1-vjetorit të komisariatit dixhital, Tahiri e cilësoi gjyqtarin Aliaj si një të korruptuar, i cili gjatë karrierës së tij ka liruar vrasës e përdhunues ndërkohë që vazhdon ende të gëzojë mbështetje politike. Tahiri tha se prokurorë e gjyqtarë të tillë, nuk duan reformën në drejtësi. Sipas Ministrit të Brendshëm, të tillë persona në sistemin e drejtësisë janë fytyra e korporatës së korruptuar dhe shërbëtorëve politikë, sepse detyrën e kanë dhuratë nga pushteti edhe në kurriz të përdhunimeve e vrasjeve.