Rritet me 50% paga e anëtarëve të vettingut, Gjonaj: Procesi gati që sot

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qeveria ka vendosur që të rrisë me 50% pagat për të gjithë anëtarët e institucioneve të rivlerësimit. Vendimi u mor sot në mbledhjen e qeverisë dhe u bë publik nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.
Gjonaj tha se me rritjen e pagës shtesë dhe me vënien në dispozicion të infrastrukturës institucionet e reja janë gati të fillojnë nga procesi që sot.
Gjonaj: Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave mori një vendim të rëndësishëm për përcaktimin e pagesës shtesë të të gjithë anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit duke i akorduar kështu shumën shtesë në masën 50% të pagesës mujore të përcaktuar në ligj.
Pra qeveria shqiptare ashtu sic ka premtuar se do të mbështesë zbatimin e reformës në drejtësi në aspektin buxhetor dhe atë infrastrukturor. Me vendimin që mori sot konfirmoi edhe njëherë angazhimin e saj serioz.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/rritet-me-50-paga-per-anetaret-e-vettingut/

Share This Video


Download

  
Report form